Pastërtia seksuale: 16 të vërteta që duhet t’i dish (Sexual Purity: 16 Things You Need to Know)

© Photo: https://unsplash.com/

Materialin e mëposhtëm e kam zhvilluar dhe e kam paraqitur për shumë vite te të rinjtë dhe prindërit e tyre. Kur vajzat e mia, që tani janë të martuara, ishin adoleshente, e përsosa edhe më tej për ta ndarë dhe diskutuar me to dhe me djemtë e rinj që kërkonin t’i takonin.

Ajo që vijon është një version i shkurtuar i materialit të gjatë, “Udhëzime për pastërtinë seksuale.”

1. Seksi është i mirë. Perëndia e krijoi, Perëndia e quajti “të mirë” dhe ai ekzistonte përpara se në botë të kishte mëkat.

Seksi nuk u krijua nga Satani, nga revista Playboy, nga interneti, apo nga ndonjë pervers që endet në hijet e një dyqani pornografie. Megjithatë, Perëndia kërkon që ne t’i qasemi seksit sipas qëllimeve dhe standardeve të Tij e jo sipas botës (Efesianëve 5:3-4). Perëndia e krijoi seksin për bashkimin e shenjtë martesor midis një burri dhe një gruaje dhe e ka rezervuar për atë bashkim.

2. Ashtu si të gjitha dhuratat e mira nga Perëndia edhe seksi mund të keqpërdoret e të shfrytëzohet në mënyrë të shtrembër.

Uji është dhuratë e Perëndisë, pa të cilin nuk do të mund të mbijetonim. Por përmbytjet dhe dallgët e mëdha janë ujë i dalë jashtë kontrollit, dhe pasojat janë shkatërruese. Po kështu, Perëndia e ka krijuar seksin të ekzistojë brenda kufijve të caktuar. Kur praktikohet në përputhje me qëllimin e Perëndisë, ai është i bukur dhe ndërtues. Kur del jashtë kontrollit dhe shkel qëllimin e Perëndisë, bëhet i shëmtuar dhe shkatërrues.

3. Kufijtë e seksit janë kufijtë e martesës.

Bashkimi seksual është menduar si shprehje e një përkushtimi të përjetshëm, një simbol i bashkimit frymëror që ekziston vetëm brenda përkushtimit të pakushtëzuar të martesës. Jashtë martesës, përkushtimi i qëndrueshëm mungon dhe akti seksual kthehet në një shprehje e rreme, në një gënjeshtër. Seksit nuk i jepet lejueshmëri nga ndjenjat subjektive, por nga përkushtimi objektiv dhe i përjetshëm i martesës.

4. Pastërtia jote seksuale është thelbësore për ecjen tënde me Perëndinë.

Pastërtia seksuale nuk është një mundësi për një të krishterë të bindur; është kërkesë. Vullneti i Perëndisë është më i përqendruar në karakterin dhe pastërtinë tonë morale, sesa në rrethanat tona, sikurse është puna apo shkollimi: “Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria;” (1 Thesalonikasve 4:3).

5. Ti je i ekspozuar ndaj imoralitetit seksual.

Mos e mashtro veten duke menduar se kjo nuk mund të të ndodhë ty, pasi mund të të ndodhë. “Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.” (1 Korintasve 10:12). Ti nuk do të marrësh masat e duhura për ta parandaluar, nëse mendon se nuk do të biesh kurrë seksualisht.

6. Ti je në shënjestër të imoralitetit seksual.

Sa më shumë përfshihesh në shërbimin ndaj Krishtit, aq më shumë Satani ka interes të të shkatërrojë ty dhe veprën e Perëndisë në dhe përmes teje. I ligu dëshiron të të rrëzojë dhe ta përdorë jetën tënde si shembull të keq për të krishterët e tjerë. Që Perëndia të na përdorë, Ai kërkon të jemi vegla të shenjta e të pastra, (2 Timoteut 2:20-21). Por, sado i fuqishëm të jetë i ligu për të na tunduar, Perëndia është pafundësisht më i fuqishëm për të na çliruar dhe na ka dhënë në Krishtin të gjitha burimet e duhura për të jetuar një jetë të perëndishme (2 Pjetrit 1:3-4).

7. Trupi yt nuk është i yti, ai i përket Perëndisë.

“Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.” (1 Korintasve 6:20). Kur erdhe te Krishti, kur e shpalle Zot të jetës tënde, ti ia dorëzove Perëndisë të gjithë vetveten, përfshirë trupin tënd. Ai pagoi çmimin suprem për të: gjakun e derdhur të vetë Perëndisë së Plotfuqishëm!

8. Pastërtia seksuale fillon në mendje, jo në trup.

“Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.” (Fjalët e Urta 4:23). Ki kujdes se ndaj çfarë e ekspozon mendjen tënde. Nëse je me dietë, mos shko te “Baskin & Robbins”; po shkove, qëndrueshmëria jote do të thyhet. Nëse dëshiron të largohesh nga epshi, mos shko në vende, mos shiko filma, programe, apo të lexosh gjëra që e nxisin atë. Mos e ushqe mendjen me ushqim të pavlerë. Sigurohu të marrësh ushqim frymëror.

9. Meqenëse Perëndia nuk dëshiron të kesh marrëdhënie seksuale para martesës, po ashtu nuk dëshiron që ti të bësh gjëra që përgatisin trupin tënd për marrëdhënie para martesës.

Ka një vazhdimësi prekjesh fizike e cila fillon me gjëra si ulja pranë njëri-tjetrit, kapja e duarve dhe përfundon me marrëdhënie seksuale në skajin tjetër. Shkrimi nuk e përcakton me hollësi se cila është sjellja “e ndërmjetme” e lejueshme, por një gjë është e sigurt, kufiri duhet të vendoset përpara se ju të ngacmoheni seksualisht.

10. Pasi t’i lejosh trupit tënd të kalojë kufirin, ai as nuk do ta dijë, as nuk do t’i bëhet vonë për bindjet e tua të krishtera.

Disa të krishterë luten që Perëndia t’i mbrojë në pastërtinë e tyre, por pastaj me vullnet futen vetë në tundim dhe çuditen se pse Perëndia nuk u është përgjigjur lutjeve. Sado të lutesh me zjarr që të mos biesh në imoralitet, ti do të biesh nëse vazhdon të marrësh vendime që ushqejnë tundimin tënd drejt imoralitetit. Mos i lejo zgjedhjet e tua të minojnë dhe t’i bëjnë të pavlefshme lutjet e tua.

11. Nëse ke intimitet seksual me dikë jashtë martese, ti po vjedh nga Perëndia dhe nga personi tjetër.

Meqenëse ai ose ajo i përket Perëndisë dhe jo ty, kjo do të thotë se ti po “e merr hua” këtë person për atë mbrëmje. Ki kujdes se çfarë bën me atë që nuk të përket. Ti do t’i japësh llogari Pronarit të tij ose të saj.

12. Kur të thotë të mos kesh marrëdhënie para martese, Perëndia ka synim më të mirën tënde.

Seksi nuk është vetëm diçka që bën. Seksi tregon atë që je. Ai lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e gjithë qenies tënde. Të kesh marrëdhënie seksuale jashtë martesës është shkatërruese në çdo kuptim. Pastërtia seksuale është gjithmonë për më të mirën. Nuk është vetëm për Perëndinë dhe për të tjerët, por edhe për ty.

13. Nëse do të ishte e pamundur t’i bindeshe, Perëndia nuk do të të urdhëronte të largoheshe nga papastërtia.

Seksi është diçka nga i cili të gjithë mund të përmbahen. Është një dëshirë e fortë, po, por kurrë një emergjencë, kurrë një domosdoshmëri. “Dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë.” (Titit 2:12). Ti mundesh dhe duhet të mbështetesh te burimet që ke në Krishtin dhe t’i thuash ‘jo’ tundimeve ndaj mëkatit.

14. Satani do të të gënjejë për seksin, por Jezusi të thotë të vërtetën.

Për Satanin Jezusi tha: “Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.” (Gjoni 8:44). Satani është gënjeshtar, por Jezusi është e vërteta dhe Ai që thotë të vërtetën (Gjoni 14:6). Jezusi tha: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.” (Gjoni 8:32). Ata që u besojnë gënjeshtrave të Satanit për seksin përfundojnë në skllavëri. Ata që i besojnë të vërtetës së Krishtit për seksin janë të lirë.

15. Ti duhet të mësosh të mendosh në planin afatgjatë, jo vetëm për momentin.

Pavarësisht nëse është e mirë apo e keqe, ti gjithmonë do të korrësh atë që ke mbjellë. Ti do të korrësh pasojat e zgjedhjeve të tua. “Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.” (Galatasve 6:7). Pasojat afatgjata të papastërtisë seksuale janë më të rënda nga sa mund ta mendojmë. Po ashtu, edhe shpërblimet afatgjata të pastërtisë seksuale.

16. Nëse ke shkelur disa nga këto udhëzime, rrëfeji, pendohu dhe vendos një plan për të shmangur shkelje të tjera në të ardhmen.

Perëndia do të të pastrojë, kur ti rrëfen dhe pendohesh për mëkatet e tua:

“Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.” (Psalmi 103:12)

“Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.” (1 Gjonit 1:9)

Edhe nëse nuk je më i/e virgjër, ti mundesh dhe duhet t’i përkushtohesh virgjërisë së dytë: të qëndrosh seksualisht i/e pastër nga kjo ditë e tutje, duke e ruajtur veten vetëm për bashkëshortin apo bashkëshorten që Perëndia mund të zgjedhë të të japë. Për të ruajtur pastërtinë nuk mjaftojnë qëllimet e mira, të duhet një plan. Nëse je i angazhuar në një marrëdhënie me një të krishterë që po rritet në besim, bisedoni hapur dhe përgatisni një plan që do t’ju ndihmojë të mos bini sërish në intimitet para martese.

Jeto në një mënyrë të tillë që një ditë të dëgjosh Zotin të të thotë: “Të lumtë.” Vendosu në anën e duhur të rendit moral të universit. Nderoje Perëndinë duke jetuar në pastërti seksuale. Nëse e bën këtë, ti do të përjetosh bekimin dhe shpërblimet e Tij jo vetëm sot, nesër dhe pas dhjetë vitesh, por përgjatë gjithë përjetësisë.

 

Sexual Purity: 16 Things You Need to Know

I’ve developed the following material and presented it to many young people and their parents over many years. When my now married daughters were teenagers, I honed it further for sharing and discussion with them and the young men who asked to date them.

What follows is an abridged version of the longer material, “Guidelines for Sexual Purity.”

1. Sex is good. God created it, God called it “good,” and it existed before there was any sin in the world.

Sex was not created by Satan, Playboy, the Internet, or some pervert lurking in the shadows of a porn shop. However, God requires us to address sex within his intentions and requirements, not the world’s (Ephesians 5:3-4). God designed sex for the sacred union of marriage between a man and a woman, and reserves it for that union.

2. Like all good gifts from God, sex can be misused and perverted.

Water is a gift of God, without which we couldn’t survive. But floods and tidal waves are water out of control, and the effects are devastating. Likewise, God designed sex to exist within certain boundaries. When exercised in line with God’s intended purpose, it is beautiful and constructive. When out of control, violating God’s intended purpose, it becomes ugly and destructive.

3. The boundaries of sex are the boundaries of marriage.

Sexual union is intended as an expression of a lifelong commitment, a symbol of the spiritual union that exists only within the unconditional commitment of marriage. Apart from marriage, the lasting commitment is absent and the sex act becomes a false expression, a lie. Sex does not become permissible through subjective feelings, but through the objective lifelong commitment of marriage.

4. Your sexual purity is essential to your walk with God.

Sexual purity is not an option for an obedient Christian; it’s a requirement. God’s will is centered on our character and moral purity much more than on our circumstances, such as job and schooling: “It is God’s will that you should be sanctified: that you should avoid sexual immorality” (1 Thessalonians 4:3).

5. You are vulnerable to sexual immorality.

Don’t kid yourself that it can never happen to you—it can. “So, if you think you are standing firm, be careful that you don’t fall!” (1 Corinthians 10:12). If you think you’ll never fall sexually, you’ll fail to take precautions to keep it from happening.

6. You are targeted for sexual immorality.

The more involved you are in serving Christ, the greater vested interests Satan has in destroying you and God’s work in and through you. The evil one wants to take you down and to use your life as a bad example to other Christians. God requires that we be holy and pure instruments to be used by Him (2 Timothy 2:20-21). But as powerful as the evil one is to tempt us, God is infinitely more powerful to deliver us and has given us in Christ all the resources we need to live godly lives (2 Peter 1:3-4).

7. Your body belongs to God, not you.

“You are not your own; you were bought at a price. Therefore honor God with your body” (I Corinthians 6:20). When you came to Christ, when you affirmed Him as Lord of your life, you surrendered your entire self, including your body, to God. He paid the ultimate price for it: the shed blood of God Almighty!

8. Sexual purity begins in the mind, not the body.

“Above all else, guard your heart [mind, inner being], for it is the wellspring of life” (Proverbs 4:23). Be careful what you expose your mind to. If you’re on a diet, don’t go to Baskin & Robin’s. If you do, your resistance will break down. If you want to abstain from lust, you don’t go places and watch movies and programs and read things that stimulate lust. Don’t give your mind junk food. Be sure you’re getting spiritual nutrition.

9. Since God doesn’t want you to have premarital sex, neither does He want you to do that which prepares your body for premarital sex.

There is a continuum of physical contact that begins with things like sitting close and hand-holding on the near side and moves to sexual intercourse on the far side. Scripture does not spell out exactly what “intermediate” behavior is permissible, but one thing is certain—the line must be drawn before either of you becomes sexually stimulated.

10. Once you let your body cross the line, it will neither know nor care about your Christian convictions.

Some Christians pray God will protect their purity, then willfully put themselves into temptation and wonder why God didn’t answer their prayer. No matter how fervently you pray that you will not fall into immorality, you will fall if you continue to make choices that feed your temptation toward immorality. Don’t allow your choices to undermine and invalidate your prayers.

11. If you have sexual intimacy with someone outside marriage, you are stealing from God and the other person.

Since he or she belongs to God, not you, that means you are borrowing this person for the evening. Be careful what you do with what doesn’t belong to you. You’ll be held accountable to his or her Owner.

12. God has your best interests in mind when He tells you not to have premarital sex.

Sex is not just something you do—sex is someone you are. It is linked to the welfare of your whole person. Having sex outside of marriage is self-destructive in every sense. Sexual purity is always for the best—not only for God and others, but for you.

13. God would not tell you to abstain from impurity if it was impossible to obey him.

Sex is something everyone can abstain from—it is a strong desire, yes, but never an emergency, never a necessity. “The grace of God teaches us to say ‘No’ to ungodliness and worldly passions, and to live self-controlled, upright and godly lives in this present age” (Titus 2:12). You can and should draw upon your resources in Christ, and say “no” to temptations to sin.

14. Satan will lie to you about sex, but Jesus tells you the truth.

Jesus said of Satan, “When he lies, he speaks his native language, for he is a liar and the father of lies” (John 8:44). Satan is a liar, but Jesus is the truth and the truth-teller (John 14:6). He said, “If you hold to my teaching, you are really my disciples. Then you will know the truth and the truth will set you free” (John 8:32). Those who believe Satan’s lies about sex end up in bondage. Those who believe Christ’s truth about sex end up free.

15. You must learn to think long term, not short term.

Good or bad, you will always reap what you sow—you will always harvest the consequences of your choices. “Do not be deceived: God cannot be mocked. A man reaps what he sows” (Galatians 6:7). The lifelong consequences of sexual impurity are worse than we can imagine. The lifelong rewards of sexual purity are greater than we can imagine.

16. If you’ve violated some of these guidelines, confess, repent and implement a plan to prevent future violations.

When you confess and repent of your sins, God will cleanse you:

"As far as the east is from the west, so far has he removed our transgressions from us” (Psalm 103:12).

"If we confess our sins, he is faithful and just and will forgive us our sins and purify us from all unrighteousness” (1 John 1:9).

Even if you are no longer a virgin you can and should commit yourself to secondary virginity—to remain sexually pure from this day forward, preserving yourself only for your marriage partner, should God choose to give you one. You need more than good intentions to maintain your purity—you need a plan. If you are committed to a relationship with a growing Christian discuss it honestly and formulate a plan to prevent falling back into premarital intimacy.

Live in such a way as to hear your Lord say to you one day, “Well done.” Get on the right side of the universe’s moral system. Honor God by living in sexual purity. If you do, you’ll experience His blessing and rewards not only today, tomorrow, and ten years from now, but throughout eternity.

Randy Alcorn (@randyalcorn) is the author of over sixty books and the founder and director of Eternal Perspective Ministries